Syla: Kosova nuk rrezikon praninë amerikane, por raportet me SHBA-në po përkeqësohen

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga Kosova dhe se prania e kampit ushtarak Bondsteel mbetet e sigurt. Megjithatë, ai ka ngritur shqetësime mbi përkeqësimin e marrëdhënieve mes Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve amerikane.

Syla thekson se kurrë më parë nuk ka pasur një numër kaq të madh shqiptarësh në Kosovë të ndërsyer kundër Amerikës duke fajësuar për këtë qeverinë aktuale dhe elemente radikale fetare.

“E shoh Kosovën politike si një varkë të braktisur në mes të dallgëve, që mund të arrijë në breg ose të fundosej sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë,” ka thënë ai duke paralajmëruar pasojat e një përkeqësimi të mëtejshëm të raporteve me aleatin kryesor të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP