Sunak viziton Kievin, pas njoftimit për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka vizituar Ukrainën të premten për të takuar, Volodymyr Zelenskyyn, pasi Britania e Madhe njoftoi se do të ofrojë ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin gjatë vitit të ardhshëm.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit që nga pushtimi i Rusisë dhe Sunak tha se Britania do të rrisë mbështetjen e saj në vitin e ardhshëm financiar në më mbi 2 miliardë euro, raporton The Guardian.Financimi shtesë do të ndihmonte Ukrainën të paguajë për dronët e rinj ushtarakë, duke përfshirë mbikëqyrjen, goditjet me rreze të gjatë dhe dronët e detit, ku shumica e tyre pritet të prodhohen në Britani.Vizita e Sunak vjen në një moment të tensionuar pasi Britania e Madhe dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës nisën sulme ajrore dhe raketore në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit, me qëllim ndalimin e sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq.Zelenskyy u ka bërë presion aleatëve në perëndim që t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbështetje kundër forcave ruse, mes frikës se interesi për luftën po zbehet ndërsa lufta zvarritet.
