Sunak në Arabinë Saudite pas vizitës në Izrael
Kryeminstri britanik, Rishi Sunak ka zbarkuar në Arabinë Saudite përpara takimit të tij me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.
Udhëtimi i kryeministrit britanik në rajon synon të sigurojë që konflikti të mos përshkallëzohet rajonalisht.
Kjo pason udhëtimin e tij në Tel Aviv, ku ai i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që Izraeli të fitojë betejën e tij kundër Hamasit.
