Sumohet me ngjyrë të kuqe vetura e ministrit Aliu në Leposaviq

Ministri i Mjedisit, Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, është sulmuar me ngjyrë të kuqe nga serbët në komunën e Leposaviqit.

Sipas mediumit lokal, KosovoOnline, gjatë qëndrimit të tij në komunën e Leposaviqit, serbët lokal i kishin hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në veturën zyrtare.

“Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit kishte hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, pas gjysmë ore doli dhe serbët e mbledhur hodhën bojë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas u përcoll në drejtim të stacionit të policisë”, ka shkruar KosovoOnline.

Aliu e kishte vizituar këtë komunë edhe javën që shkoi, derisa sipas burimeve ai kishte qëndruar në stacionin policor në këtë komunë.

Megjithatë, Aliu nuk kishte pranuar të flas para medieve e as të jep më shumë informata rreth kësaj vizite.

Go to TOP