Suharekasit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin stoli ari e para të gatshme

Një vjedhje ka ndodhur të enjten, në rrugën “Maksut Kuqi”, në Suharekë.

Siç njofton Policia, një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe 400 euro para të gatshme.

Deri tani nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti vazhdon të hetohet si “Vjedhje rëndë”.

Go to TOP