Suedia fiton pas finales dramatike ndaj Zvicrës
Suedia ka treguar qetësi dhe përvojë në momentet vendimtare për ta mposhtur Zvicrën me rezultat 6:5 dhe për ta fituar medaljen e artë në “curling” për femra në Lojërat Olimpike Dimërore 2026.
Ekipi suedez i përbërë nga Anna Hasselborg, Sara McManus, Agnes Knochenhauer dhe Sofia Scharback ka siguruar titullin pas një finale shumë të tensionuar që është vendosur në fund.
Suedia e ka nisur më mirë ndeshjen duke marrë dy pikë që në fundin e parë. Zvicra ka reaguar dhe e ka barazuar rezultatin në 3:3, duke e mbajtur ndeshjen plotësisht të hapur.
Në fund, rezultati ka qenë 5:5 dhe gjithçka është vendosur në fund. Alina Paetz e Zvicrës e ka provuar një goditje precize, por Anna Hasselborg ka reaguar me qetësi, duke e larguar gurin vendimtar dhe duke siguruar një pikë për Suedinë, që ka dalur të jetë e mjaftueshme për fitoren 6:5.
Në vendin e tretë është renditur Kanada.
