Stuttgart pritet t`i ankohet UEFA-s për keqtrajtimin e tifozëve në Beograd
Klubi gjerman i futbollit Stuttgart ka shprehur shqetësim për trajtimin e tifozëve nga autoritetet serbe, të cilët detyruan qindra tifozë të ktheheshin mbrapsht para ndeshjes së Champions League ndaj Crvena Zvezdës të mërkurën.
Sipas një deklarate të lëshuar nga klubi gjerman të enjten, rreth 500 tifozë që udhëtonin me dhjetë autobusë janë kthyer mbrapa pas trajtimit të papranueshëm në kufirin serb dhe nuk ia kanë arritur ta ndjekin ndeshjen. Disa tifozë gjithashtu kanë raportuar se janë sulmuar në qendër të Beogradit ditën e ndeshjes.
Për këtë arsye, klubi Stuttgart ka kërkuar një hetim të plotë dhe ka bërë të ditur se po “mendon të paraqesë një kërkesë zyrtare në UEFA”.
UEFA ka njoftuar se ka filluar tashmë një hetim për ngjarjen.
Kryetari i Stuttgart, Alexander Wehrle, ka theksuar se gjatë udhëtimit tifozët ishin përballur me “paragjykime, ngacmime dhe përdorimin e dhunës dhe përçmimit”.
Crvena Zvezda e ka fituar ndeshjen me rezultat 5-1.