Stuhia godet Skenderajn, shkaktohen dëme materiale

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt. Si pasojë e kësaj stuhie janë shkaktuar dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera. Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Nga kjo komunë kanë thënë se shumë shpejt do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara. /Kosova.info/

Go to TOP