Statistika/ Bayern absolut në shtëpi përballë Dinamo Kievit

Kampionët e Gjermanisë vazhdojë ta ruajnë serinë pa humbje në këtë sezon duke fituar tetë ndeshje dhe barazuar vetëm një në 9 sfidat e para të sezonit në kampionat, kupë dhe Champions.

12 gola ka shënuar Bajerni ndaj Dinamos së Kievit në 8 përballjet mes tyre. Miqtë nga Ukraina kanë shënuar 9 herë në portën e gjermanëve.

Bajerni nuk humbet prej 23 ndeshjesh në fazën e grupeve duke regjistruar 20 fitore dhe tri barazime. Kjo është seria më e gjatë e bavarezëve që nga koha kur ndërroi formati i Championsit në sezonin 2003-’04. Më mirë se gjermanët kanë bërë vetëm Reali dhe Barcelona në sezonet 2016-2020 dhe 2012-2017.

Dinamo e Kievit nuk fiton në Champions si pritës prej shtatë ndeshjesh. Katër barazime dhe tri humbje. Ukrainasit kërkojnë ta thyejnë këtë ecuri negative duke nisur nga ndeshja e nesërme edhe pse do të luajë në transfertë.

Plot 10 herë janë ndeshur këto dy skuadra me njëra-tjetrën në Champions. Pesë fitore numërojnë bavarezët, një barazim dhe katër humbje. Në shtëpi, skuadra e Bajernit ka fituar të katër takimet duke treguar një forcë absolute.

Go to TOP