Startojnë Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”

Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 startojnë sot.

Emocionet e një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më atraktive sportive rikthehen sot dhe vazhdojnë deri me 16 shtator, ngjarje kjo që vjen live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pjesë e këtij eventi të madh sportive që mbahet në tokën grekë, është edhe Kosova.

Për herë të parë Kosova do të garojë në 3×3, te meshkujt dhe femrat.

Kosova te meshkujt është në grup me Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë Veriore, kurse femrat me Tunizinë dhe Kroacinë.

Te meshkujt marrin pjesë gjashtë shtete, kurse te femrat katër.

Te Kosova 3×3 (F) do të garojnë: Anilë Selmani, Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Sara Vraniqi, kurse te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj.

Në përgjithësi pjesë e këtyre lojërave janë 26 shtete me 13 sporte të ndryshme. 765 sportistë janë me 1131 pjesëmarrës në përgjithësi.

Sportistët tonë viteve të fundit po shkëlqejnë në ‘tapetet’ evropiane, andaj edhe në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”, sportistët tonë janë përgatitur për të prekur rezultate të larta. 

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023” sot do ta bëjë sefte me hendboll, kurse, të dielën radhën e ka basketbolli.

Go to TOP