Stuart Peach takoi Osmanin dhe Kurtin, temë siguria rajonale

Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar se i dërguar i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është takuar në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Bëhet e ditur se në këtë takime është diskutuar për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështje bilaterale.

“I dërguari për Ballkanin Perëndimor në Kosovë filloi me takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke përfshirë sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade. /Kosova.info/

Go to TOP