Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri në 30 vende të ndryshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.
Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi.
“Bota kërkon llogari nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg.
Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg.
“Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai.
Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
Stoltenberg sqaroi gjatë fjalës së tij se objektivat e Kremlin-it nuk kufizohen vetëm në Ukrainë.
“Ne shohim se forcat ukrainase po luftojnë me guxim dhe janë në gjendje të shkaktojnë dëme në forcat ruse”, tha ai.
Retorika e Rusisë mes një pushtimi të plotë tregon fuqishëm një plan për të hequr qeverinë e zgjedhur në Kiev, shtoi ai.
Për Stoltenberg nuk ka siguri në Evropë “pa një lidhje të fortë transatlantike”.
Vendet e Aleancës duhet të jenë gati për të bërë më shumë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të premte është shprehur se pushtimi rus në Ukrainë ka shkaktuar shumë dhimbje, duke shtuar se “udhëheqësit perëndimorë duhet të bëjnë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim”.
Stoltenberg tha se bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre.
“Rusia si agresore, ndërsa Bjellorusia si mundësuese e këtij agresioni”, tha ai.
Shefi i NATO-s tha se objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë, duke shtuar më tej se Rusia ka kërkuar me detyrim një marrëveshje për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s.
Po forcojmë pozicionet tona në lindje të Europës
Stoltenberg u shpreh se Rusia “ka prishur paqen në Evropë” dhe i bën thirrje që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.
Duke treguar se po forcojnë pozicionet në lindje të Europës, duke dërguar atje më shumë trupa, Stoltenberg siguroi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.
“Kremlini po përpiqet që ne të mos e mbështesim Ukrainën, por ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë.
Ne shohim një ndërhyrje masive në Ukrainë nga ana e Rusisë. Është ajo që ka parashikuar inteligjenca jonë. Duhet të shohim si do të shkojë situata por mesazhi i liderëve të NATO-s është që jemi këtu për të mbështetur Ukrainën, e kemi bërë prej vitesh dhje do të vazhdojmë të bëjmë”.
Shefi i NATO-s e cilësoi sulmin e Ukrainës si krizën më të fortë të sigurisë prej dekadash.
Kemi aktivizuar planin e mbrojtjes, do të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme
Jens Stoltenberg ka folur para mediave për situatën në Ukrainë duke thënë se aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe do të përgjigjen me shpejtësi nëse do të ketë sulme.
Stoltenberg: Rusia është kundër zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, gjë që e ka bërë të ditur, sidomos për Ukrainën. Rusia po e kundërhston rregullin e sigurisë dhe vijon të dëshirojë objektivat që synon. Rusia do të mbajë përgjegjësi për veprimet që po bën. Vendimet e Putin për të nisur agresionin në Ukrainë është një gabim i tmerrshëm për të cilën do të paguajë çmim në vitet në vijim.
Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ditën e djeshme, aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe të dërgojmë element të forcave të NATO-s në det, në ajër dhe tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA, Kanada dhe aleatët europianë kanë sjellë trupa në lindje të Europës nëpër vendndodhje të ndryshme, pra jemi duke forcuar pozicionet tona në lindje të Europës. Nuk duhet të ketë hapësirë për keqkuptime, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur aleatët tanë.
Pyetje: A është e mundur një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës pas thirrjes së Zelenskit për Rusinë për diskutime?
Stoltenberg: Trupat ruse po ecin drejt Kievit, është një situatë e paparashikuar, ushtria ukrainas, forcat po tregojnë guxim, kurajo duke i rezistuar disa forcave ruse. Diskutimeve mes qeverisë ukrainase dhe ruse, kjo i takon ta vendosi qeveria ukrainase se çfarë do të bëjë më tej, por ne na intereson që Rusia të ndalojë sulmin në mënyrë të menjëhershme, kjo është më e mundshmja për paqen.
Pyetje: Ju e keni vlerësuar rrezikun që mund të vijë nga Rusia për aleatët e NATO-s?
Stoltenberg: Ne kemi një prezencë të mbrojtjes në lindje. Është shumë e rëndësishme për NATO-s që nëse është një sulm ndaj një aleati, është një sulm ndaj të gjithëve. Ne duam të ruajmë paqen, prandaj kemi komunikuar kaq shumë dhe vijojmë të vendosim trupa tek aleatët tanë. Këtë e bëjmë për të parandaluar sulmet dhe mbi të gjitha, nëse lufta përcillet në ndonjë anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të mbrojmë. Kemi folur dhe me Finlandën e Suedinë që sot na u bashkuan në takimin tonë. Ky sulmi i Rusisë në Ukrainë është shkatërrues për popullin ukrainas.
Konferenca për mediat erdhi pas samitit virtual të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s të premten, ku anëtarët folën atë që NATO e ka përshkruar si “kërcënimi më i rëndë për sigurinë euroatlantike në dekada” duke iu referuar sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
