“Stefania” nga Ukraina, fitues të Eurovisionit
Sot është mbajtur nata finale e festivalit të madh të muzikës ”Eurovision”.
Grupi nga Ukraina, Kalush Orchestra, me këngën e tyre ”Stefania” janë shpallur fitues me plotë 631 pikë.
Nga 40 shtete që votuan, Britania e Madhe kryesoi renditjen, megjithatë me votat e publikut gjithçka mori pamje të re.
Shqipëria ia dha 12 pikë Italisë, derisa Ronela Hajati u diskualifikua në natën e parë gjysëmfinale.
Në anën tjetër, Kosova akoma nuk merr pjesë në këtë garë.