Superliga e Kosovës në futboll për sezonin 2022/23 fillon të shtunën

Emocionet e Superligës së Kosovës në futboll, kthehen të shtunën më 13 gusht.

Të shtunën, në xhiron e parë transmetohen tri ndeshje nga ora 17-të.

Dukagjini – Prishtina, Gjilani – Ferizaj dhe Trepça ’89 – Drita janë ndeshjet që do të zhvillohen.

Të dielën, Drenica e pret Llapin, kurse ndeshja e paraparë mes Malishevës e Ballkanit shtyhet, pasi kampioni në fuqi është kualifikuar në playoff të Conference League.

Ballkani tri javë nuk do të luaj në superligë për shkak të kualifikimeve në garën e UEFA-së.

Sivjet, për shkak të botërorit në Katar, shumë shpesh do të kemi duele edhe gjatë mes javës në Superligë.

VAR do të vazhdoj të jetë prezent në çdo ndeshje.

E sigurisht, të gjitha ndeshjet, golat, rastet kontestuese do të vazhdojnë të debatohen e komentohen të dielave në emisionin Sports Show.

Go to TOP