Skulptura prej kripe në Detin e Vdekur

Artistja izraelite, Sigalit Landau, futet në ujin e ngrohtë dhe të shëllirtë të Detit të Vdekur, për të inspektuar krijimet e saj më të reja – objekte të përditshmërisë, të veshura me kristale kripe, të cilat shkëlqejnë në diellin e ndritshëm mëngjesor.

Pika më e ulët në Tokë është po ashtu studioja e Landaut, ku ajo i zhyt objektet nën ujë dhe i mban aty me javë, derisa ato të jenë transformuar në mënyrë magjike nga shtresat e kripës që duken sikur akull.

Go to TOP