SC Gjilani mbetet pa kryetar, Zuka dorëhiqet
Skuadra e Gjilanit nga e hëna ka mbetur pa kryetarin e saj, Florim Zukën, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Sipas ish-futbollistit të kësaj skuadre, Arben Zeqirit, largimi vjen si pasojë e dështimit për ta sjellë në klub një trofe.
Por njëri ndër tifozët e vjetër të klubit Fatmir Limoni është i bindur se skuadra do të dalë nga kjo situatë e vështirë.
