“Kosova s’ka qenë gjithmonë e jona”, ish-këshilltari i Rugovës i reagon Vuçiqit

Alush Gashi, dikur këshilltar i presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka reaguar presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq, i cili tha të martën në Kuvendin e Serbisë se “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona”.

Vuçiq tha se lufta kishte qenë për diçka tjetër, ndërsa Gashi thotë se kjo flet se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo “po përpiqet të rrëmbejë territor”.

“Presidenti Vuçiq në Parlamentin e Serbisë tha: “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona. Ne kishim një konsullatë në Prishtinë, gjithmonë ka qenë për territor”. Serbia nuk ka ndryshuar! Sërish po përpiqet të rrëmbejë territor! Konsullata serbe në Prishtinë 1889-1912”, shkroi Alush Gashi në Twitter.

Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiq në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.

Go to TOP