Kampionati Evropian i boksit: Sadiku fiton bindshëm, kalon në çerekfinale

Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të ri në kuadër të boksit.
Boksierja, Donjeta Sadiku ka arritur sot një tjetër sukses ku po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Kampionatin Evropian të boksit.

Në këtë Evropian që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Sadiku arriti që në fazën eliminatore ta mposht boksieren nga Greqia, Marinela Cani.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku mposht Canin dhe kualifikohet në çerekfinale, ku më datën 19 tetor do të boksojë për medalje me boksieren nga Rumania, Marin Loredana Andree.

Go to TOP