Spider-Man: No Way Home pritet të kalojë Titanikun në arkat filmike këtë fundjavë

Spider-Man: No Way Home po thyen rekorde në arkat filmike, pavarësisht pandemisë.

Filmi i Marvel-it, i drejtuar nga Tom Holland, është në rrugë për të fituar 666.5 milionë dollarë deri në fund të fundjavës, gjë që do ta bëjë atë filmin e gjashtë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Shifrat e vendosin filmin para filmit të 1997-ës, Titanikut, i cili fitoi 659.3 milionë dollarë në arkat e Amerikës së Veriut.

Filmi ka fituar rreth 30 milion dollarë në fundjavë që nga publikimi i tij më 17 dhjetor dhe 54.4 milion bileta janë shitur në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Titanic ka dallimin e të qenit filmi i parë që ka arritur shifrën miliardë dollarësh në arkat botërore pasi fitoi një bruto fillestare në mbarë botën prej mbi 1.84 miliardë dollarë.

Go to TOP