Spalletti: Duhet besuar deri në sekondën e fundit

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në rundin tjetër të garave në EURO 2024, megjithatë, ai nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij ndaj Kroacisë.

Italia në frymën e fundit mori një barazim me Kroacinë (1-1), duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

“Duhet besuar deri në sekondën e fundit, kështu është futbolli”, ka thënë Saplletti.

“Duhet të bëjmë diçka për gabimet që bëmë. Po ndodhin gjera që janë të palogjikshme në ndeshjet tona, por ne duhet të punojmë në këtë drejtim”.

“Ne kemi djem që kanë cilësi të mëdha dhe ata duhet të bëjnë më të mirën në ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar strategu italian.

Ai është i bindur se Italia do të gjejë formën më të mirë në sfidat e radhës në EURO.

Go to TOP