Southgate: Kundër Gjermanisë mund ta shkruajmë historinë

Gjermania do të përballet me Anglinë në fazën e parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të fillojë të martën nga ora 18:00.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili tha se kjo ndeshje është më e vlefshme sesa ndonjë tjetër e rrethit të dytë të fazës së eliminimit.

“Kjo ndeshje është mbase më e vlefshme se një ndeshje e rrethit të dytë. E tillë ishte Belgjikë-Portugali dhe një apo dy të tjera”, ka thënë Southgate.

“Është një mundësi e madhe për këtë ekip për të shkruar historinë dhe për t’iu ofruar njerëzve kujtime të ndeshjeve Angli-Gjermani për të ardhmen, që dallojnë paksa me ato me të cilat janë përballur ata gjatë kohëve të fundit”, ka deklaruar Southgate.

Go to TOP