Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot vazhdon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe ndaj ish-deputetit Rexhep Selimit.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

Në seancën e të hënës, dëshmia e dëshmitarit të katërt ka vazhduar në seancë private.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e tre dëshmitarëve të prokurorisë.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Go to TOP