Sot tre ndeshje interesante të javës së 22-të

Sot nis java e 22 -të e Supeligës së Kosovës në futboll. Në program janë tre ndeshje interesante.

Skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Malishevës, Prishtina e Re e pret Llapin dhe Dukagjini përballet me Ferizajin.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Të gjitha ndeshjet premtojnë rivalitet të madh dhe emocione për tifozët e futbollit kosovar. Skuadrat vijojnë garën për vendet kryesore në tabelë dhe çdo pikë ka rëndësi për objektivat e tyre sezonalë.

Go to TOP