Sot pritet të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025
Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere pritet që sot ta shqyrtoj në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Sipas njoftimit ky komision pritet të filloj në ora 11:00 ku në rend dite ka edhe disa pika të tjera.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 2.10.2024 dhe 9.10.2024;
- Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
- Votimi i Raportit vjetor financiar i KOSTT SH.A për vitin 2023;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin nr. 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative;
- Shqyrtimi në parim i Projektligji nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave;
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
- Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;
- Të ndryshme.
Prev Post
Orban reagon sërish
