Sot fillon subvecionimi i policës kufitare për mërgimtarët

Nga sot mërgimtarët me automjete për pasagjerë do ta marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse në Kosovë.

Kjo policë, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do të vlejë për një muaj nga dita e lëshimit dhe subvencionohet për automjete jokoemerciale deri në nëntë ulëse.

Në këtë subvencionim nuk janë të përfshira policat kufitare me afate të ndryshme prej atij njëmujor, dhe kjo policë nuk vlen për motoçikleta, kamionë e autobusë.

Për më tepër, policat që nuk merren në pikat hyrëse nuk do të mbulohen nga subvencionimi.

Go to TOP