Sot festohet ditëlindja e 81-të e Ukshin Hotit

Aktivisti, filozofi e veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti po të ishte në mesin e familjes së tij, sot do të mbushte 81 vjet. Ai kishte lindur me 17 qershor të vitit 1943.

Ai u zhduk nga 16 maji i 1999, derisa ka qenë profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Për shkak se përkrahu demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor.

Më 1994 u dënua me pesë vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej, u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.

Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Go to TOP