Sorensen pas takimeve: Folëm si të sigurohemi për rezultate në dialog

Peter Sorensen, emisari i posaçëm i BE-së ka shkruar në rrjetin social X për takimet dhe bisedat që ka pasur me drejtuesit shtetëror, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai thotë të jetë i lumtur që u kthye në Kosovë, derisa është shprehur i mahnitur nga përparimi i bërë.

Dialogu, proces me të cilin është i ngarkuar nga BE-ja dhe rëndësia që i njëjti të vazhdojë të jap rezultate, thotë të kenë qenë temë diskutimesh në këto takime.

“I lumtur që u ktheva në Kosovë. Jam i mahnitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Gjatë ditës së parë, bisedova me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi për atë se sa shumë ka sjellë dialogu për Kosovën, si të sigurohemi që ai të vazhdojë të japë rezultate dhe rëndësinë që ka Ohri për këtë proces”, ka shkruar Sorensen në platformën e tij në X. /Kosova.info/


Go to TOP