Sorensen dhe Barduani flasin për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë

Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, në selinë e KFOR-it, në Prishtinë.

KFOR-i ka njoftuar se ata kanë diskutuar për pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. /Kosova.info/


Go to TOP