Sopi për vendimin e Vatikanit: Nuk kemi të bëjmë me legalizim të martesës së gjinisë së njëjtë 

Dom Mikel Sopi, famullitar në Ipeshkvinë e Kosovës, tha se vendimi i Vatikanit që iu lejon priftërinjve të bekojnë çiftet homoseksuale, nuk nënkupton legalizim të martesës mes tyre.

“Në këtë dokument nuk kemi të bëjmë me legalizim të martesës, kemi të bëjmë me një ndjesi për këta njerëz, që së paku t’i drejtojmë mirësinë e Zotit. Dhe secili e ka ndërgjegjen të japë llogari për atë për çka jeton dhe çka është”.

Ai në Info Magazine, theksoi se në këtë dokument nuk njihet bashkësia e këtyre personave, por ata thjesht bekohen.

“Në asnjë mënyrë nuk ka formë festive të kurorëzimit. Këtu kemi të bëjmë me ata persona që kërkojnë bekimin e Zotit. Dhe ne nuk jemi avokatë të Zotit që ne të ju caktojmë njerëzve vendin ku e kanë, a janë në parajsë apo duhet shkuar në ferr, apo dënohet ose diçka. Jemi thjesht shërbëtor të mirësisë së Zotit, dashuri e cila dëshiron t’i përkdhel të gjithë njerëzit”, shtoi Sopi.

Go to TOP