Sonte fillon edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove

Sonte fillon edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, i cili do t`i prezantojë projektet teatrore të cilësisë së lartë.

Në këtë festival po marrin pjesë teatrot nga disa shtete të Evropës dhe ky festival ka karakter garues.

Hapja zyrtare e festivalit do të filloj me shfaqjen “Muhamed Ali”, një dhe i vetmi në regji të regjisorit Dino Mustafiq.

“Nuk do ti zbulojmë të gjitha duam edhe pak të ju befasojmë, por mendoj se ky është njëri ndër tekstet më ë mira i shkruar këto 10 vitet e fundit. Ka të bëjë me të ashtuquajturin identitet me të cilin ne lindim, ashtu si të tjerët na shohin dhe na paragjykojnë, e në identitetin nuk e zgjedhim por me atë lindim”, ka thënë regjisori Mustafiq.

“Është një tekst i shkruar shumë kohë më parë më së paku 10 vite, dhe ka pasur një fat ë çuditshëm unë udhëtoj nëpër teatrot e ish-Jugosllavisë dhe në fund ë arrij në vendin që unë mendoj, duhej nisur fillimisht, do të thonë në Teatrin Kombëtar në Sarajevë”, ka thënë aktorja Bozhinoviq.

“Sa i përket rolit ky ndoshta ka qenë, jo ndoshta por është një ndër rolet më ë vështira në gjithë karrierën time deri më sot. Gjithsesi, kush do ta shikoj shfaqjen është ngjarje që ndahet në tri nivele, njëri është stan up, tjetri ka një narrativë dhe e treta lojë që ka të bëjë me atë familjen”, ka thënë aktori Ermin Sijamija.

“Dua ë them se kjo ndoshta është për mua një ndër shfaqjet më ë mira edhe pse kemi pasur një obligim ë madh ndaj tekstit edhe komplet shfaqjes, kemi qenë ë sigurt në atë se çka Dino kërkon prej neve kështu që me shumë lehtësi e kemi krijuar këtë shfaqje”, ka thënë aktori Dino Bajroviq.

Go to TOP