Sociedadi ndal hovin e Barcelonës
Real Sociedadi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi të parët në fakt, duke realizuar në minutën e 13-të me Robert Lewandowskin për 1-0, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Sociedadi golin e fitores e gjeti në minutën e 33-të kur Sheraldo Becker u tregua i saktë përballë Inaki Penas për rezultatin 1-0.
Në minutën e 51-të, vendasit patën një mundësi ideale për ta shënuar edhe golin e dytë, por gjuajtjen e Mikel Oyarzabal e priti me shumë mund portieri mysafir.
Një tjetër rast ideal e pati edhe sulmuesi Orri Oskarsson por i kujdesshëm brenda zonës u tregua Pau Cubarsi i cili në momentet e fundit ia largoi topin nga këmbët.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Barcelona nuk arriti që të gjejë rrugën e rrjetës dhe kështu pësuan humbjen e dytë këtë sezon në La Liga, pas asaj ndaj Osasunas.
Pas javës së 13-të, blaugranasit vazhdojnë si lider i tabelës me 33 pikë, gjashtë më shumë se lideri Real Madridi që ka 27 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.