S’ndalet Asllani, sërish shënon gol në Bundesligën gjermane

Sulmuesi kosovar i Hoffenheim, Fisnik Asllani vazhdon me performancën e shkëlqyer në Bundesligën gjermane.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar sërish gol për Hoffenheim.

Asllani ka shënuar golin e dytë për Hoffenheim e cila është duke triumfuar në udhëtim tek Union Berlin.

Sulmuesi i Dardanëve realizoi gol në minutën e 45+3’ për epërsinë e Hoffenheim në 2-0. 


Go to TOP