Sllovenia mposht Suedinë, afër çerekfinales ‘Paris 2024’

Kombëtarja e Sllovenisë në hendboll, është treguar skuadër e fortë në duel me Suedinë.

Sllovenët mundën suedezët, me rezultat 29-24, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Grupit A.

Sllovenia sikurse në duel me Kroacinë, ka bërë paraqitje mjaft të mirë duke mundur Suedinë, dhe duke bërë hapin e madh në garën për të siguruar një vend në çerekfinalet e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Përballja mes sllovenëve dhe suedezëve, ka dhuruar një sfidë interesante, me dominimi e lehtë të Sllovenisë, e cila në fund triumfojë me pesë gola epërsi (29-24).

Sllovenia arrin fitoren e dytë në Grupin A duke bërë hapin e madh për kualifikim në rrethin tjetër të këtij turneu, derisa për suedezët pas kësaj disfatë zbehen gjasat në garën për çerekfinale.


Go to TOP