Sllovenia mposht Kroacinë në një sfidë dramatike

Kombëtarja e Sllovenisë në hendboll, e ka arritur fitoren e parë në ‘Paris 2024’.

Sllovenët mundën Kroacinë, me rezultat 31-29, të hënën në një duel tejet interesant.

Përballja mes sllovenëve dhe kroatëve,  ka sjellë një sfidë tejet dramatike.

Kroatët më mirë e nisen lojën duke krijuar epërsinë prej pesë golave, megjithatë, sllovenët në finish të pjesëlojës së parë, u rikthyen në lojë duke shkrirë avantazhin e Sllovenisë dhe duke barazuar rezultatin në 13-13, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.

Në pjesëlojën e dytë, ishin hendbollistët sllovenë të cilët dominuan në parket, duke marrë epërsinë në rezultat dhe duke fituar ndeshjen me dy gola avantazh 31-29.

Të dy skuadrat synojnë që të mos gabojnë në duelet e radhës në mënyrë që të kalojnë në çerekfinalet e Olimpiadës ‘Paris 2024’.


Go to TOP