Sllovenia dhe San Marino më të suksesshmet në turneun europian të ragbit
Pas katër xhirove të para në turneun Rugby Europe Sevens Men Conference 2, që po zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, Sllovenia dhe San Marino janë treguar skuadrat më të suksesshme deri tani.
Sllovenia kryeson renditjen me dymbëdhjetë pikë, ndërsa San Marino ndodhet në vendin e dytë me tetë pikë.
Në këtë turne po marrin pjesë gjithsej shtatë kombëtare: Kosova, Sllovenia, San Marino, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovakia dhe Estonia, ku secila luan ndaj secilës në një format të plotë garues.
Kosova, si vend organizator, ka zhvilluar deri tani tri ndeshje, por ka pësuar humbje në të gjitha: ndaj San Marinos, Bosnjës dhe Malit të Zi.
