Sllovakia ndan rrugët me trajnerin Francesco Calzona

Federata e Futbollit të Sllovakisë ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit të kombëtares, Francesco Calzona, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Italiani nuk do të jetë më në krye të kombëtares sllovake, duke mbyllur kështu një periudhë që kishte nisur në gusht të vitit 2022.

Sipas zyrtarëve të federatës, Calzonës i është ofruar një kontratë e re për dy vjet, por ai ka kërkuar një marrëveshje më afatgjate. Për shkak të mospajtimeve bisedimet janë janë ndërprerë dhe bashkëpunimi ka përfunduar.

Federata e ka falënderuar trajnerin italian për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura gjatë drejtimit të ekipit kombëtar. Ndër sukseset më të mëdha të tij është paraqitja pozitive në Kampionatin Evropian 2024, si dhe fitorja ndaj Gjermanisë në kualifikime. Megjithatë, Sllovakia ishte mposhtur në shtëpi nga Kosova me rezultat 4-3 në gjysmëfinale të “play off” për Botërorin 2026, duke humbur mundësinë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Tashmë Federata e Futbollit të Sllovakisë ka nisur procesin për zgjedhjen e trajnerit të ri, ndërsa emrat e mundshëm ende nuk janë bërë publikë.


Go to TOP