‘Sky Italia’ zgjedh formacionin e surprizave të Evropianit, Mitaj titullar!

Mediumi italian “Sky Italia” ka zgjedhur formacionin e lojtarëve, të cilët kanë qenë surpriza e madhe e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Mes njëmbëdhjetë emrave më të spikatur gjendet edhe Mario Mitaj në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, ka shkruar “Sky Italia”.

Go to TOP