SKANDAL NË PREMIERË: Arrestohen dy lojtarë për përdhunim

Identiteti i lojtarëve nuk dihet gjithashtu, ndërsa Daily Mail raporton vetëm se ata janë bashkëlojtarë dhe janë të dy 19-vjeçarë.Dy futbollistë të Premier League, të cilët luajnë për të njëjtin klub në ligën më të mirë të Anglisë, janë arrestuar pasi një palë e paidentifikuar raportoi për përdhunim. 

Identiteti i lojtarëve nuk dihet gjithashtu, ndërsa Daily Mail raporton vetëm se ata janë bashkëlojtarë dhe janë të dy 19-vjeçarë.

Policia ua ka hequr lirinë në stadiumin e klubit të tyre dhe deri më tani nuk janë bërë të ditur zyrtarisht as klubi dhe as përfaqësuesit e lojtarëve.

Njëri prej tyre është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar një shokun e skuadrës për të përdhunuar një vajzë, ndërsa tjetri është arrestuar me dyshimin se ka kryer përdhunim. /Kosova.info/

Go to TOP