S’ka befasi, fitojnë Rahoveci, Besa dhe Kastrioti

S’ka befasi në ndeshjet e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ishte kjo xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt, që u zhvillua të enjten.

Në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci mposhti Trepçën e Mitrovicës me rezultat 38:29.

Alban Haziri e Adonit Isufi i shënuan nga shtatë gola për Rahovecin. Gjashtë i kishte Mali Luzha e pesë Jon Muqolli.

Yassine Henahem i realizoi tetë gola për mitrovicasit. Gjashtë i kishte Muhamet Dubovci e pesë Shpëtim Mehmeti.

Për Rahovecin është fitorja e 26-të këtë edicion. Udhëheq në tabelë me 52 pikë. Trepça është e katërta me 30 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në Pejë, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 31:25.

Antonio Vozila i shënoi nëntë gola për Besën, derisa Igor Chiesliov i kishte tetë. 12 gola për Prishtinën i realizoi Albi Gjuka.

Besa Famgas është e dyta me 46 pikë. Prishtina renditet e pesta me 23 pikë.

Ndeshja e fundit ishte ajo mes Vëllaznimit dhe Kastriotit. Skuadra ferizajase fitoi 49:31. Luigj Kolaj i shënoi 11 gola për Vëllaznimin. Lulzim Shabani udhëhoqi Kastriotin drejt fitores me 12 gola.

Kastrioti është i treti me 34 pikë. Vëllaznimi renditet i shtati me tetë pikë.

Go to TOP