Si do të dukej për njerëzimin udhëtimi me shpejtësinë e dritës në planetin Tokë?

Me zhvillimet e tanishme teknologjike është e pamundur që të udhëtojmë me shpejtësinë e dritës, nëse një ditë do të arrihet kjo do të ishte revolucioni më i madh ndonjëherë për njerëzimin.

Shpejtësia e dritës që udhëton në vakum është saktësisht 299,792,458 metra për sekondë, sipas matjeve të shkencëtarëve.

Por, çka nëse do të udhëtonim rreth e rreth Tokës me shpejtësinë e dritës si do të dukej kjo në praktikë.

Një video e publikuar nga Bright Side, demonstron në mënyrë vizuale se si do të dukej për njerëzit nëse do të udhëtonin me shpejtësinë e dritës rreth diametrit të planetit.

Në momentin kur niseni në këtë udhëtim, gjithçka përreth jush do të dukej e turbullt, peizazhi do të transformohej në një varg vijash verbuese sikurse shfaqje fishekzjarrësh kozmike përpara. Bota do t’ju duket e ‘shtrembëruar’ ku ndërtesat do t’i shihni si të “shkrira” derisa kaloni pranë tyre.

Veçoritë e qyteteve do t’i shihnit gjithashtu me ngjyra ‘mjegulluese’ sikurse të ngjitura mes vete. Po ashtu nëse do të mund të udhëtonim me këtë shpejtësi, nuk do të mund të vërenim as ditën dhe as natën, për shkak të shpejtësisë.

Go to TOP