Shtohen personat me COVID-19 që nuk respektojnë vetizolimin, policia i inspekton në shtëpi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shtuar aktivitetet në zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetëzolim”

“Ditëve të fundit kemi një rritje të personave të cilët nuk e respektojnë masën e vetizolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia shton se kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKShPK, si masë parandaluese.

Policia e Kosovës apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKShPK-së.

“Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP