Filloi dita e parë e garave të “Connect Balkan Youth Regional League”

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, kanë filluar garat në konkurrencën e ekipeve. Po, marrin pjesë ekipet e grup-moshave U11, U13 dhe U15, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Hapjen e garës e bëri Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, i cili u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse. Kryetari theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla me karakter regjional dhe shprehu dëshirën që kjo garë të vazhdojë pa ndërprerje.

Pas fjalës përshëndetëse, Çitaku e shpalli të hapur garën.

Gara u hap me ballafaqimet e ekipeve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në të tria grup-moshat. /Kosova.info/

Go to TOP