Shtëpia e të Moshuarve në Pejë, ku ndodhi rrahja nuk është në kompetencë të Komunës
Komuna e Pejës nuk ka pranuar të marrë përgjegjësi për rastin e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi për të moshuar në këtë qytet, ku është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga stafi.
Kjo pasi sipas Komunës, institucioni së fundmi është privatizuar.
“Nuk mund të marrim përgjegjësi pasi institucioni është themeluar nga komuna, por është privatizuar së fundmi”, ka thënë për Faik Zekaj, zëdhënës i Komunës së Pejës.
