Shtatë vjet nga ratifikimi i Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Sot janë bërë shtatë vjet që nga ratifikimi i Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje asokohe u përcoll me tensione e masa të shtuara të sigurisë, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje hodhi gaz lotsjellës për të penguar këtë proces.

Pas tre vjetësh refuzimi e kalimi pa sukses në Kuvendin e Kosovës, marrëveshja e kufirit me Malin e Zi u ratifikua në vitin 2018 me 80 vota pro dhe 11 kundër.


Go to TOP