ShSKUK: Sallat e operacionit po funksionojnë normalisht

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha operacionet kane qenë dhe janë duke vijuar normalisht.

ShSKUK përmës një njoftimi thotë se sasia e ampulës “Fentanyl”, ka afat qëndrueshmërie dhe ka sasi të mjaftueshme.

“Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë” thuhet në njoftim.

“Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thekson tutje ShSKUK. /Kosova.info/

Go to TOP