Shqipëri: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për “Butrintin”

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit për administrimin e zonave të mbrojtura, pjesë e Parkut të Butrintit.

Kërkesa e opozitës shqiptare në Kushtetuese u rrëzua me shumicë votash të anëtarëve të gjykatës.

Opozita (Rithemelimi) pretendonte se marrëveshja për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, cenonte identitetin kombëtar dhe kishte probleme ligjore.

Go to TOP