Shpëtim Bajoku, boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”
Shpëtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”.
Ka përfunduar turneu i boksit “Adem Jashari”., i cili për dy ditë me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovaki.
Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia.
Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli.
Kjo ishte hera e njëzet e pestë me radhë e organizimit të turneut.
