“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuar u kapën me 1 milion euro në Merdare, prokuroria jep detaje

Me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës janë ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpëlarja e parave”.

Të dyshuarit me inicialet A.L., A.K. dhe E.A. janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdare, pas një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në një automjet që drejtohej nga njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash. Bazuar në vlerësimet fillestare, dyshohet se shuma arrin në rreth një milion euro.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe verifikimit të origjinës së mjeteve financiare.

Të dyshuarit pritet të dalin para organeve të drejtësisë brenda afatit ligjor prej 48 orësh. /Kosova.info/

Go to TOP