Shpallet lista e Kosovës U18 për Kampionat Mesdhetar

Koordinatori i gjenerave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogarit për Kampionatin Mesdhetar U18.

Mesdhetari mbahet në Shamorin të Sllovakisë prej 12 deri më 19 prill. Është Kampionatin Mesdhetar i 22-të me radhë.

Hendbollistët tanë të rinj grumbullohen të mërkuren në Prishtinë, kurse udhëtimi për në Sllovaki bëhet të dielën.

Pos Kombëtares sonë marrin pjesë edhe Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Tunizia, Spanja, Turqia dhe Serbia.

Do të luajnë hendbollistët e lindur në vitin 2008 dhe më të rinj.

Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Spanjën, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Malin e Zi dhe Egjiptin.

Për hendbollistët tanë të rinj do të jetë një kampionat shumë i vlefshëm për të fituar përvojë në nivelin serioz ndërkombëtar.

Lista e lojtarëve

1. Lum Xhemajli, KH Prishtina

2. Eris Beqiri, KH Trepça

3. Orges Mavraj, KH Istogu

4. Diar Zeka, KH Deçani

5. Ajan Muqolli, KH Besa Famgas

6. Valdrin Rashica, KH Vushtrria

7. Erion Bajramaj, KH Prishtina

8. Olt Bajramaj, Besa Famgas

9. Florent Mavraj, KH Istogu

10. Art Parduzi, Metz (FRA)

11. Ali Bajqinovci, KH Prishtina

12. Ledion Bytyqi, Forbach Moselle-Est Handball (FRA)

13. Bled Gjuka, KH Besa Famgas

14. Butrint Miftari, KH Trepça

15. Xhafer Alimusaj, KH Deçani

16. Aldren Cacaj, KH Deçani /Kosova.info/


Go to TOP