Shorti në Europa League, mësoni kundërshtarët e Gjimshitit, Laçit dhe Xhixhës

Këtë të premte, në Monte Carlo, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League. Dy janë grupet me të “zjarrta”: A dhe B. Në Grupin A, West Hami, fitues në fuqi i Conference League, është shortuar me Olympiacosin dhe Freiburgun në Grupin A, që plotësohet nga TSC Backa Topola

Në Grupin B ka një luftë të fortë treshe për dy vendet e para mes Ajaxit, Marsejës dhe Brihgtonit, por nuk duhet nënvlerësuar as AEK-u i Athinës.

Qarabagu, ku luan Redon Xhixha është në Grupin H me Leverkusenin, Molden dhe Hacken.

Sportingu i Lisbonës është rivali më i fortë i Atalanatës së Gjimshitit në Grupin D, ndërsa Sparta e Pragës, ku luan Qazim Laçi, ka si rivalë Rangers, Betisin dhe Aris Limassolin.

Grupi A: West Ham, Olympiacos, Freiburg, TSC Bačka Topola

Grupi B: Ajax, Marseille, Brighton, AEK Athens

Grupi C: Rangers, Real Betis, Sparta Prague, Aris Limassol

Grupi D: Atalanta, Sporting CP, Sturm, Raków

Grupi E: Liverpool, LASK, Union SG, Toulouse

Grupi F: Villarreal, Rennes, M. Haifa, Panathinaikos

Grupi G: Roma, Slavia Prague, Sheriff, Servette

Grupi H: Leverkusen, Qarabağ, Molde, Häcken

Go to TOP